Modeste Testas u ble nga një familje në Bordo në shekullin e 18 -të

Bota

Francë, akte raciste në objekte kulturore, dëmtohet statuja simbolike e skllavërisë

14 Shtator 2021, 01:13| Përditesimi: 14 Shtator 2021, 01:17

  • Share

Një statujë e një skllaveje të minoritetit etnik në qytetin francez të Bordos është mbuluar me bojë të bardhë në një sulm të dukshëm racist, thanë zyrtarët e qytetit.

Statuja prej bronzi është e Modeste Testas, një skllave afrikane e cila u ble nga një familje në Bordo në shekullin e 18 -të. Ajo më vonë u lirua.

Statuja u gjet e dëmtuar të hënën në mëngjes, por tani është pastruar.

Bashkia e qytetit të Bordos tha se do të paraqiste një kallëzim penal, duke thënë se ishte "akt racist" në natyrë. Testas u dërgua në ishullin Karaibe të Hispaniola për të punuar në një plantacion sheqeri.

Ajo më vonë u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe u lirua pasi pronari i saj francez vdiq. Ajo pastaj u vendos përsëri në pjesën perëndimore të Hispaniola, e cila tani është Haiti, dhe vdiq në moshën 105 vjeç. Statuja e Testas u përurua në vitin 2019. Ishte një nga një numër gjestesh që synojnë adresimin e së kaluarës koloniale të Bordos, e cila ishte një nga qendrat kryesore të tregtisë së skllevërve në vend.

Këshilltari përgjegjës për trashëgiminë, Stephane Gomot, tha se nëse racizmi konfirmohej si motiv ai përbënte një "sulm shumë të dhunshëm ndaj gjithçkaje që përfaqëson kjo statujë", përfshirë "kujtimin e njerëzve të dëbuar nga trafikantët e skllevërve".

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?