Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë është gjetur i vdekur jashtë një hoteli në Paris. Sipas autoriteteve franceze, Nkosinathi Emmanuel Nathi Mthethwa, 58 vjeç, i njohur zakonisht si Nathi Mthethwa, kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të, duke shtuar se një dritare e hotelit ishte hapur me forcë.
Mediat franceze raportojnë se një burim iu ka bërë me dije se ambasadori vuante nga depresioni dhe dyshohet se ka vrarë veten. Ndërsa është hapur një hetim mbi këtë rast të rëndë.
Zhdukja e ambasadorit u raportua të hënën nga gruaja e tij, e cila tha se "mori një mesazh shqetësues prej tij në mbrëmje", tha zyra e prokurorit.
Mthethwa ishte ambassador në Francë, që nga dhjetori i vitit 2023. Vdekja e tij, ka sjellë hidhërim në Afrikën e Jugut.
Mthethwa shërbeu si ministër i arteve dhe kulturës së Afrikës së Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe më pas i sportit, arteve dhe kulturës deri në vitin 2023, sipas faqes së internetit të ambasadës së tij.
Komente

Me siguri Hija e Napoleonit po zgjohet , Franca ne deficit borxh brendshem kete vit, per te mbyll vitin duhet pak rezerva ari nga ish sklleverit e romakeve -Frankeve , hija e Napoleonit nuk e lejon Francen ne deficit keshtu vjen nga jugu afrikes lojtarii rezerve per golin final pra per te larguar deficitin! Franca eshte superfuqi me merite quditem Pse nuk mesohet frengjisht qe ne klase 4-5 ne republike e Albaneve ?! Neise Ngushéllime per ambasadorin , hija e Napoleonit e ben Francen vendin ideal mes intriges politike dhe ambicie , nga Frangët i kemi mbjelle liderat kryesor ne fakt! Jemi ne kohen e vitit Jubilar plot lajme te qudishme ndajne epokat , Franca nuk do jete deficit pas nisjes jubilarit te ri …
Përgjigju