Pamje nga vendngjarja ku u gjet i vdekur ambasadori i Afrikës së Jugut Nkosinathi Emmanuel Nathi Mthethwa

Bota

Francë/ Ambasadori i Afrikës së Jugut gjendet i vdekur jashtë një hoteli në Paris

30 Shtator, 19:08| Përditesimi: 30 Shtator, 19:29

  • Share

Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë është gjetur i vdekur jashtë një hoteli në Paris. Sipas autoriteteve franceze, Nkosinathi Emmanuel Nathi Mthethwa, 58 vjeç, i njohur zakonisht si Nathi Mthethwa, kishte rezervuar një dhomë në katin e 22-të, duke shtuar se një dritare e hotelit ishte hapur me forcë.

Mediat franceze raportojnë se një burim iu ka bërë me dije se ambasadori vuante nga depresioni dhe dyshohet se ka vrarë veten. Ndërsa është hapur një hetim mbi këtë rast të rëndë.

Zhdukja e ambasadorit u raportua të hënën nga gruaja e tij, e cila tha se "mori një mesazh shqetësues prej tij në mbrëmje", tha zyra e prokurorit.

Mthethwa ishte ambassador në Francë, që nga dhjetori i vitit 2023. Vdekja e tij, ka sjellë hidhërim në Afrikën e Jugut.

Mthethwa shërbeu si ministër i arteve dhe kulturës së Afrikës së Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2019, dhe më pas i sportit, arteve dhe kulturës deri në vitin 2023, sipas faqes së internetit të ambasadës së tij.

A.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?