Bota

Franca në kaos/ ‘Blloko Gjithçka’ paralizon vendin, protestuesit ‘të pamëshirshëm’ ndaj qeverisë: Macron jep dorëheqjen! 200 të arrestuar (VIDEO)

10 Shtator, 12:05| Përditesimi: 10 Shtator, 12:54

  • Share

Protestuesit nga lëvizja e sapoformuar “Blloko Gjithçka” në Francë mbajtën demonstrata në autostrada dhe ndërprenë trafikun. Demonstratat u zhvilluan në një kohë trazirash politike: dy ditë pasi parlamenti rrëzoi kryeministrin Francois Bayrou në një votë besimi mbi planet e tij për të zbutur borxhin në rritje të vendit.

Të martën, Presidenti Emmanuel Macron emëroi kryeministrin e tij të pestë në më pak se dy vjet, duke zgjedhur një aleat të ngushtë, Sebastien Lecornu, gjë që zemëroi politikanët e krahut të majtë.

Në Paris, zjarrfikësit hoqën objekte të djegura nga një barrikadë e ngritur nga studentët për të bllokuar trafikun pranë një shkolle të mesme. Policia e Parisit tha se deri më tani kanë arrestuar rreth200 persona.

“Është e njëjta gjë, është Macron ai që është problemi, jo ministrat”, tha Fred, një përfaqësues i degës së transportit publik RATP të sindikatës CGT, në një protestë në Paris.

Në qytetin perëndimor të Nantes, protestuesit bllokuan një autostradë duke djegur goma dhe kontenierë mbeturinash. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Në Montpellier, në jugperëndim, policia u përlesh me protestuesit që kishin ngritur një barrikadë për të bllokuar trafikun në një rrethrrotullim. Një protestues mbante një banderolë ku shkruhej: "Macron jep dorëheqjen".

Ministri i Brendshëm Bruno Retaill u tha gazetarëve të mërkurën në mëngjes se rreth 50 persona të maskuar ishin përpjekur të fillonin një bllokadë në Bordeaux, ndërsa në Tuluzë, një zjarr në kabllo që u vu shpejt nën kontroll arriti të ndërpresë trafikun midis Tuluzës dhe Aix në Francën jugperëndimore.

Retaillo tha se disa veprime u zhvilluan edhe në Paris gjatë natës, megjithëse nuk dha detaje. 

Mediat franceze kishin raportuar se 100,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në demonstrata.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?