Bota

Francë, burgoset imami pasi ndihmonte emigranët të kalonin ilegalisht

4 Qershor 2019, 03:36| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 03:39

  • Share

Një gjykatë franceze ka dënuar një imam me dy vjet burg pasi ndihmoi emigrantët të kalonin Kanalin e Anglisë.

Shtetasi 39-vjeçar iranian u akuzua se kishte organizuar disa kalime nga Franca veriore në Angli.

Një burrë 29 vjeçar senegalez i cili mori pjesë në xhami ku predikonte imami gjithashtu u paraqit në gjyq.

Atij iu dha nëntë muaj burg dhe u ndalua për të vizituar Nord dhe Pas-de-Calais për tre vjet.

Imami, i cili nuk është emëruar në mediat franceze, u ligështua kur dëgjoi dënimin e tij.

Policia gjeti dy anije, tre motorë të jashtëm dhe xhaketa shpëtimi në shtëpinë e imamit. Të dy burrat rrëfyen për blerjen e 7 anijeve midis dhjetorit të vitit 2018 dhe prillit të 2019.

 

Komento

Komente

  • adamo311: 04/06/2019 04:02

    Jo burgim, por ekzekutim me giotine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?