Andy Kerbrat

Francë/ Deputeti i të majtës ekstreme kapet duke blerë drogë në rrugë

22 Tetor, 19:08| Përditesimi: 22 Tetor, 19:13

  • Share

Një ligjvënës i së majtës radikale franceze pranoi, të martën, më 22 tetor, se ishte kapur nga policia teksa blinte drogë sintetike nga një spaçator i mitur në rrugë.

Andy Kerbrat, 34 vjeç, një deputet i partisë La France Insoumise (LFI, e majta radikale) u kap nga policia më 17 tetor, me 1.35 gram 3-Methylmethcathinone, thanë prokurorët për Agence France-Presse (AFP).

3-MMC është një drogë që synon të imitojë efektet e kokainës dhe blihet me gjysmën e çmimit të kokainës së vërtetë.Popullariteti i 3-MMC po rritet me shpejtësi në Francë.

Spaçatori adoleshent kishte mbi vete edhe një gram drogë sintetike, si dhe 200 euro.

Kerbrat, i cili është i lirë, po hetohet për përdorim të paligjshëm narkotikësh.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai tha se do të kërkonte kujdes mjekësor për varësinë e tij.

Udhëheqësja parlamentare e LFI, Mathilde Panot, tha se "varësia është një çështje shëndetësore", duke shtuar se shpresonte që Kerbrat të mund të kthehej shpejt në punimet e Asamblesë Kombëtare.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?