Francë/ Dorëhiqet nga posti Kryeministri Edouard Philippe! Macron vendos në vendin e tij 55-vjeçarin Jean Castex

3 Korrik 2020, 10:08| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 14:01

  • Share

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë sot dorëheqjen, e cila është pranuar nga Presidenti Emmanuel Macron

Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.

Ndëkaq Macron ka emëruar si kryeministër të ri 55-vjeçarin Jean Castex.

Castex, i cili pritet të formojë ekzekutivin e ri deri të mërkurën, është një zyrtar i rangut të lartë, ish sekretar i përgjithshëm i ish presidentit Nicolas Sarkozy.

Sipas shumë vëzhguesve, divorci nga Philippe, i zgjedhur kryebashkiak i 'Le Havre' të dielën e kaluar, është për shkak të popullaritetit në rritje të ish-Kryeministrit i cili, falë menaxhimit të mirë që i bëri pandemisë në Francë, gjithashtu ishte rritur shumë në sondazhet e fundit.

Sidoqoftë, lamtumira për Philippe është një rrezik politik për Macron, i cili ishte i detyruar të pranonte se "Reformat që kemi arritur të bëjmë së bashku në këto tre vjet qeverisje janë të rëndësishme”.

Komento

Komente

  • Liridon: 05/07/2020 06:31

    Ski me kan rrin ne shqiperi as ne ks kejt hajna tuj e vjedh popllin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?