Avionët luftarakë Rafale

Francë/ Dy avionë luftarakë përplasen në ajër! 2 pilotë të humbur, njëri u gjet

14 Gusht, 15:42| Përditesimi: 14 Gusht, 18:30

  • Share

Paris- Dy avionë luftarakë Rafale u përplasën në ajër përpara se të rrëzoheshin në tokë në Francën verilindore të mërkurën, (14 gusht) thanë autoritetet civile dhe ushtarake. Një nga pilotët u gjet dhe është i sigurt, tha ministri i Mbrojtjes Sébastien Lecornu në një postim në X.

Forcat Ajrore Franceze i thanë 'Le Monde' se dy pilotë ishin në një avion dhe një në avionin tjetër. Piloti që ishte vetëm është ai që u gjet. Vijojnë kërkimet për ekuipazhin e avionit tjetër.

Aksidenti ndodhi në Colombey-les-Belles, një qytet në Francën verilindore. 

Dy avionët ishin nga baza ajrore Saint-Dizier, tha ministri Lecornu.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?