Romelu Lukaku është zgjedhur nga revista prestigjioze ‘France Fotboll’, e cila shpall edhe fituesin e ‘Topit të Artë’, si një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë. Sezonin e kaluar 27-vjeçari performoi në mënyrë mahnitëse duke realizuar 34 gola dhe duke dhuruar 8 asiste. E ndërkohë që edhe sezonin e ri ka shumë premisa të shkëlqej, për titullin e ‘France Football’ Lukaku është shprehur:
“Unë jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë. Dhe nëse Kristiano Ronaldo, Mesi ose Levandovski i kanë tejkaluar kufijtë e tyre, pse mos t’a bëj dhe unë?”
Romelu Lukaku
Komento