“France Football” ka publikuar renditjen e plotë të votave për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit, 'Topin e Artë' 2025, i cili u fitua nga sulmuesi anësor i PSG-së, Ousmane Dembele.
Dembele është shpallur fitues pa rivalë, duke dominuar garën me 1380 pikë të grumbulluara. Francezi ka lënë pas 18-vjeçarin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili me 1059 pikë e mbylli në vendin e dytë, por me një diferencë të thellë prej më shumë se 300 pikësh.
Surpriza e podiumit ishte Vitinha, që u rendit i treti me 703 pikë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror si Mohamed Salah (657), Raphinha (620) dhe Achraf Hakimi (484). Ndërkohë, Kylian Mbappe u pozicionua vetëm në vendin e shtatë me 378 pikë, larg pritshmërive të publikut dhe analistëve.
Gazetarët nga 100 vendet e renditura më mirë në FIFA kishin të drejtë vote, përfshirë edhe Shqipërinë.
Renditja e plotë për 'Topin e Artë' 2025 sipas 'France Football':
Ousmane Dembele – 1380 pikë
Lamine Yamal – 1059 pikë
Vitinha – 703 pikë
Mohamed Salah – 657 pikë
Raphinha – 620 pikë
Achraf Hakimi – 484 pikë
Kylian Mbappé – 378 pikë
Cole Palmer – 211 pikë
Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
Nuno Mendes – 171 pikë
Pedri – 124
Khvicha Kvaratskhelia – 123
Harry Kane – 112
Desire Doué – 74
Viktor Gyökeres – 56
Vinícius Jr. – 51
Robert Lewandowski – 49
Scott McTominay – 45
João Neves – 40
Lautaro Martínez – 37
Serhou Guirassy – 25
Alexis Mac Allister – 21
Jude Bellingham – 21
Fabián Ruiz – 20
Denzel Dumfries – 20
Erling Haaland – 18
Declan Rice – 13
Virgil van Dijk – 7
Florian Wirtz – 5
Michael Olise – 4
Komente
