François Bayrou

Bota

Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne

23 Dhjetor, 19:21| Përditesimi: 23 Dhjetor, 19:25

  • Share

Dy ish-kryeministra francezë do të jenë pjesë e ekzekutivit të François Bayrou, i cili u shpall nga sekretari i përgjithshëm i Elizesë, Alexis Kohler. Ata janë socialisti Manuel Valls, i cili do të merret me Çështjet e Territoreve përtej Detit, dhe mbështetësja e Macron-it, Elisabeth Borne, në Ministrinë e Arsimit. Valls ka udhëhequr qeverinë midis viteve 2014 dhe 2016, gjatë presidencës së François Hollande, ndërsa më parë ka qenë ministër i Brendshëm. Borne ishte kryeministre nga viti 2022 deri në janar 2024, gjatë presidencës së Emmanuel Macron, aktualisht në detyrë si president i Francës. Darmanin shkon në Drejtësi.

Në qeveri janë gjithsej 34 ministra: 17 gra dhe 17 burra. Administratori i përgjithshëm i Cassa Depositi, Eric Lombard, do të jetë ministër i Ekonomisë, ndërsa ish-ministri i Brendshëm Gérard Darmanin do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.

Dy konfirmime të rëndësishme
Centristi Jean-Noël Barrot është konfirmuar ministër i Punëve të Jashtme. Bruno Retailleau, përfaqësues i krahut më të djathtë të partisë Républicains, gjithashtu është konfirmuar: ai do të jetë ministër i Brendshëm edhe në qeverinë Bayrou.

Emërimet e tjera
Këto janë disa nga emërimet e tjera: Catherine Vautrin në Ministrinë e Punës, François Rebsamen në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe Mjedisit, Sébastien Lecornu në Mbrojtje, Laurent Marc-Angeli në Administratën Publike, Aurore Bergé për Barazinë dhe Luftën kundër Diskriminimit, Yannick Neuder për Shëndetësinë dhe Aksesin në Kujdes, François Gatel për Çështjet Rurale, Amélie de Montchalin për Financat Publike, Véronique Louvagie për Tregtinë, Artizanatin dhe Ekonominë Sociale, Nathalie Delatre për Turizmin, Valérie Létard për Strehimin, François Gatel për Çështjet Rurale, Benjamin Haddad për Çështjet Evropiane.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?