Francë/ Goditet grupi kriminal me drejtues shqiptar, trafikonin kokainë dhe heroinë nga Belgjika e Holanda! Sekuestrohen 400 mijë euro cash

7 Qershor, 18:47| Përditesimi: 7 Qershor, 19:29

  • Share

FRANCË – Një shqiptar është në mesin e 5 të arrestuarve ditën e djeshme, si të akuzuar për trafik heroine dhe kokaine nga Belgjika dhe Holanda.

Ky grup kriminal vepronte në Savoie dhe Haute-Savoie.

Le Soir e ka cilësuar grupin kriminal si shqiptar, pasi dyshohet se shqiptari i arrestuar ishte drejtuesi.

Vetë prokurorja e rastit, Line Bonnet, ka theksuar se ky grup kriminal vepronte nën dirigjimin e një shqiptari.

Përpos këtyre arrestimeve, janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, një kilogram kokainë, si dhe disa kilogramë produkte prerëse, me një çmim rishitjeje prej 500 mijë eurosh.

U sekuestruan gjithashtu rreth 400,000 euro para të gatshme, automjete luksoze dhe llogari bankare.

Raportohet se shqiptari i arrestuar jetonte në rajonin e Lionit dhe siguronte lëndët narkotike nga Blegjika dhe Holanda, për t’i shitur më pas tek bashkëpunëtorët e tij në Savoie dhe Haute-Savoie.

Hetimet për veprimtarinë kriminale, tashmë, të 5 të arrestuarve që ndodhen në paraburgim, kanë nisur që në vitin 2023. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?