Bota

Francë/ Helikopteri mbush kovën për të shuar zjarret, por rrëzohet në liqen (VIDEO)

25 Gusht, 20:31| Përditesimi: 25 Gusht, 20:39

  • Share

Një incident dramatik ndodhi në Francë, kur një helikopter që po merrte ujë për të shuar një zjarr pyjor, u rrëzua në liqen. Fatmirësisht personat që ndodheshin në bord mundën të shpëtonin pa lëndime.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur një helikopter Morane nga departamenti i zjarrfikësve po mbushte kovën me ujë nga Liqeni i Rosporden, por diçka shkoi keq.

Ndërkohë që helikopteri u ul shumë poshtë për të mbushur ujë, duket se ndodhi një defekt në kabinë dhe aeroplani humbi kontrollin, duke u rrotulluar disa herë në ajër. Pas disa piruetash të frikshme, helikopteri u përplas në ujë, ku një nga blerët e tij u thye.

Fatmirësisht, piloti dhe zjarrfikësi që ndodheshin në bord arritën të shpëtonin, notuan deri në breg dhe e mbijetuan pa ndonjë dëmtim të rëndë.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?