Bota

Francë, Jelek Verdhët përleshen me policinë

26 Maj 2019, 02:06| Përditesimi: 26 Maj 2019, 02:10

  • Share

Në rrugët e Parisit Jelek Verdhët kanë vazhduar sërish protestat e tyre, kësaj here ata janë përleshur me policinë.

Protestuesit filluan të gjuanin me gurë drejt tyre, teksa më pas ajo i’u përgjigj me gaz lotsjellës.

Numri i protestuesve ishte rreth 1.200 veta. Edhe pse të paktë ata sulmuan degët e bankave, dyqanet dhe lokalet e tjera që gjendeshin aty pranë.

Policia arrestoi 27 protestues. Pas gjashtë muajsh protestash të vazhdueshme duket se Jelek Verdhëve i'u ka ardhur fundi pasi presidenti, Emmanuel Macron realizoi shumicën e kërkesave të tyre.

Kjo pakënaqësi u shfaq pasi u rrit çmimi i naftës, ndërsa sot vazhdon si protestë kundra qeverisë.

Emmanuel Macron vendosi që çmimi i naftës të ulej duke sjellë që numri i protestuesve  të ulej.

Protestuesit kishin sulmuar edhe fushatën e partisë së Macronit gjatë periudhës që mbahej kampanja e zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?