Masa te ashpra në Francë, ku shifrat ditore mbi përhapjen e Covid-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese - mbi 10,000 raste të reja në ditë javën e fundit (16,096 vetëm të enjten).
Në Marsejë dhe Aix-en-Provence baret dhe restorantet janë mbyllur për të paktën 15 ditë.
Në 11 qytete të tjera franceze - përfshirë Parisin, Lionin, Tuluzën dhe Bordo – nga sot baret do mbyllen pas orës 22:00 dhe pijet alkoolike janë të ndaluara.
Nëse gjërat nuk ndryshojnë, sistemi shëndetësor francez është në rrezik
"Nëse asgjë nuk ndryshon, Franca do të përballet me një sistem shëndetësor të paaftë për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave", - paralajmëroi Patrick Bouet , presidenti i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të mjekëve, i cili u shpreh gjithashtu se "Vala e dytë erdhi më shpejt sesa mendonim”.
Qeveria franceze ndërkohë ka aktivizuar një plan të ri, për të siguruar që spitalet mund të menaxhojnë më mirë pacientët me Covid. Kjo do të rezultojë në shtyrjen e operacioneve jo-thelbësor. Qëllimi është të lirohen hapësira në objektet shëndetësore në tre zona kryesore të vendit.
Lajmi kryesor: