Prej pak kohësh, Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Franca do të ndalojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç brenda “disa muajve” nëse kjo nuk bëhet në një nivel europian.
Ky premtim i Macron vjen pas një ngjarjeje të rëndë, ku një nxënës 14-vjeçar qëlloi me thikë për vdekje një anëtar të stafit gjatë një kontrolli rutinë të çantave në një shkollë në lindje të Francës.
“Duhet të ndalojmë rrjetet sociale për të rinjtë nën 15 vjeç. Po i japim vetes disa muaj që të ketë një mobilizim europian. Përndryshe… do ta fillojmë këtë masë në Francë. Nuk mund të presim më,” shtoi ai.
Zyrtarët konfirmuan se nxënësi vrau anëtarin e stafit gjatë kontrollit rutinë të çantave në shkollën e mesme në lindje të Francës.
Adoleshenti u arrestua menjëherë në vendngjarje, raportohet në media.
Një polic që ndihmonte në kontrollin e çantave pësuar lëndime të lehta gjatë arrestimit të të dyshuarit, i cili përdori të njëjtën thikë në të dy sulmet, sipas Gendarmerisë Kombëtare.
Nuk është ende e qartë nëse sulmi kishte lidhje me diçka që nxënësi kishte parë në rrjetet sociale, apo pse mediat lokale e lidhën ngjarjen me to.
Komente
