Foto ilustruese

Bota

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

25 Dhjetor, 18:20| Përditesimi: 25 Dhjetor, 18:28

  • Share

PARIS – Vetëvrasja e një makinisti të trenit TGV, i cili u hodh nga treni i tij ndërsa ishte në lëvizje, është shkaku i vonesave të rënda në linjën e shpejtësisë së lartë mes Parisit dhe Juglindjes së Francës, që prekën mijëra udhëtarë në prag të Krishtlindjes. Lajmin e bëri të ditur në ditën e Krishtlindjes kompania kombëtare e hekurudhave franceze, SNCF.

SNCF sqaroi në një komunikatë për shtyp se “makinisti i trenit kreu vetëvrasje ndërsa treni ishte në lëvizje. Sapo ai la pozicionin e tij të drejtimit, pajisjet e ndalimit automatik të trenit u aktivizuan dhe treni u ndal automatikisht”.

Prandaj, “siguria e pasagjerëve nuk ishte kurrë e rrezikuar, ashtu si edhe siguria e trafikut, pasi qendra e menaxhimit të trafikut u njoftua menjëherë në mënyrë automatike”.

Vetëvrasja, së bashku me ndalimin automatik të qarkullimit që pasoi menjëherë, ishte në origjinën e vonesave të konsiderueshme të martën në mbrëmje në linjat e shpejtësisë së lartë në Juglindje, që në prag të Krishtlindjes prekën rreth dhjetë trena TGV dhe mijëra pasagjerë. Trenat arritën në destinacion me vonesa që varionin nga tre deri në pesë orë pas orarit të parashikuar.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?