Duke nisur nga dita e sotme qytetarët francezë duhet të tregojnë Certifikatën e Shëndetit për të shijuar aktivitetet rutinë, të tilla si pirja e një kafeje në një kafene, udhëtimi në një tren ndërqytetas apo një darke në një restorant.
Certifikata e Shëndetit nënkupton që qytetarët duhet të posedojnë një dëshmi të vaksinimit, një test negativ ose një provë që janë shëruar më parë nga COVID-19, për të qenë në gjendje të frekuentojnë ambientet e mbyllura.
Testet negative duhet të jenë të paktën të bëra 72 orët e fundit dhe duhet të jenë të bëra nga një mjek.
Macron shpreson se plani do të përshpejtojë edhe më shumë vaksinimin në Francë, ku mbi 55 përqind e popullsisë ka marrë dy doza dhe ka gati mbi shtatë milionë prenotime të reja.
Masa hyri në fuqi pavarësisht protestave të shumta që e kanë përfshirë vendin katër javët e fundit.
Kundërshtarët argumentojnë se rregullat e reja shkelin liritë civile në një vend ku liria individuale vlerësohet. Ku vetëm në protestën e fundit morën pjesë rreth 237,000 njerëz në të gjithë Francën.
Anketat e fundit kanë treguar se shumica e francezëve e mbështesin propozimin e Macron madje edhe për përdorimin e tyre në kafene dhe restorante.
Që nga 21 korriku, certifikata kërkohet për të vizituar kinematë, teatrot dhe muzetë.