Insektet të quajtura çimka janë shfaqur në Paris dhe qytete të tjera franceze, duke ndezur një valë entomofobie dhe duke ngritur pikëpyetje për shëndetin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike 2024. Sipas BBC, insektet janë shtuar në javët e fundit dhe kjo gjë është shënuar në rritje prej disa vitesh.
“Çdo fund të verës ne shohim një rritje të madhe të insekteve”, tha Jean-Michel Berenger, një entomolog në spitalin qendror të Marsejës.
Kjo për shkak se njerëzit lëvizin gjatë korrikut dhe gushtit dhe i sjellin në bagazhet e tyre. Dhe çdo vit shtimi sezonal është më i madh se ai i mëparshmi”, shtoi ai.
Si bashkia e Parisit ashtu edhe qeveria e Presidentit Emmanuel Macron po bëjnë thirrje për veprim, duke treguar se sa seriozisht e marrin këtë çështje dhe sa shumë u duhet të mbrojnë imazhin e Parisit përpara lojërave të 2024-ës. Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë i Francës siguroi qytetarët se nuk ka “asnjë arsye për panik”.
Fakti është se insektet po rikthehen, dhe kanë qenë për ndoshta 20 ose 30 vjet. Megjithatë, kjo nuk ndodh vetëm në Francë, por kudo. Ka disa faktorë, ndër të cilët globalizimi është më i rëndësishmi. Kriza klimatike mund të përjashtohet si një faktor, sipas BBC, pasi insektet ndjekin vetëm drejtimin se ku shkojnë njerëzit.