Bota

Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 59 të plagosur (VIDEO)

11 Janar, 16:44| Përditesimi: 11 Janar, 18:05

  • Share

FRANCË - Një aksident ka ndodhur sot në Strasburg, pas përplasjes mes dy tramvajeve, duke shkaktuar të paktën 50 të plagosur.

Pamjet e para tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të shpëtuar nga vagonët e bllokuar. Deri tani, raportohet se pesë persona janë në gjendje kritike, ndërsa ka frikë se mund të ketë viktima të tjera.

Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur një tramvaj ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacionin qendror të Strasburgut.

Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit ka aktivizuar një operacion të gjerë dhe ka kërkuar që qytetarët të shmangin zonat e prekura dhe të lehtësojnë aksesin për shërbimet e urgjencës.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?