Francë

E rëndë në Francë/ Po transportonin të burgosurin me furgon, i zunë pritë, vriten 2 policë (VIDEO)

14 Maj, 14:25| Përditesimi: 14 Maj, 17:10

  • Share

Të paktën 2 oficerë të administratës së burgut u vranë  në “Eure” pasi furgoni me të cilin po transportonin një të burgosur u sulmua.

Mediat franceze shkruajnë se 2 efektivë janë vrarë dhe 3 janë të plagosur rëndë.

I burgosuri u arratis, ndërsa ministri i Brendshëm, Zherald Darmanë, njoftoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për të gjetur kriminelët.

I arratisuri është identifikuar si Mohamed Amra, i njohur me pseudonimin “miza”, ishte i dënuar me 18 muaj për akuzën tentativë vrasje.

Sulmi dyshohet se u krijua nga një grup kriminelësh numri i të cilëve nuk dihet, por mësohet se ata kanë përdorur 2 automjete për krimin.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron në llogarinë e tij X, duke u shprehur se vrasja e punonjësve të burgut është një tronditje e madhe.

“Sulmi i mëngjesit të sotëm, i cili shkaktoi vdekjen e disa punonjësve të burgut, është tronditje për të gjithë ne. Kombi qëndron pranë familjeve, të plagosurve dhe kolegëve të tyre. Po bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi, në mënyrë që të drejtësia bëhet në emër të popullit francez”, shkruan Macron.

Ora 14:43
VIDEO/ Momenti kur kriminelët zënë pritë oficerët francezë dhe i vrasin

 

Publikohen pamjet e tmerrshme të vrasjes së 2 oficerëve të burgut të cilët u vranë nga një grup kriminelësh teksa po transportonin një të burgosur.

Në imazhet e filmuara duket se si persona të armatosur dhe me kapuçë kanë hapur zjarr drejt policisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?