Qytetarët francezë në protestë

Francë/ Qytetarët protestojnë ndaj emërimit të kryeministrit të ri

7 Shtator, 18:57| Përditesimi: 7 Shtator, 19:01

  • Share

Paris-Mijëra qytetarë francezë protestuan ditën e sotme (7 shtator) kundër vendimit të Presidentit Emanuel Macron për të emëruar si kryeministër të ri politikanin e qendrës së djathtë Michel Barnier.

Partitë e së majtës e kanë akuzuar presidentin francez për vjedhje të zgjedhjeve parlamentare.

Macron emëroi të enjten e 5 shtatorit 73-vjeçarin Barnier, një konservator dhe ish negociator i BE-së për Brexit-in, si kryeministërin e ri të Francës, pas dy muajsh kaosi politik që pasuan zgjedhjet e parakohshme që zgjodhën një parlament të ndarë në tre blloqe.

Në intervistën e tij të parë si kryeminsitër, më 6 shtator, Barnier u shpreh se qeveria e tij, e cila nuk ka një shumicë të qartë, do të përfshijë konservatorë, anëtarë të kampit të Presidentit Macron dhe se shpresonte edhe për disa përfaqësues nga e majta.

Blloku i majtë, drejtuar nga partia e së majtës së skajshme Franca e Papërkulur (LFI) e ka akuzuar Macron se ka vjedhur zgjedhjet pasi refuzoi të emëronte si kryeminstër një kandidat nga Fronti i Ri Popullor, kaolicion që u rendit i pari në zgjedhjet e korrikut.

Sipas një anketimi të  të kryer nga Elabe, të publikuar të premten, 74 përqind e francezëve mendonin se Macron nuk e kishte përfilluar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa 55 përqind besonin se ai i kishte vjedhur ato.

Duke reaguar për të kryeministrin e ri, udhëheqësit e partive të majta dhe sindikatat bënë thirrje për protesta masive të shtunën, përpara një aksioni të ri, që mund të përshijë edhe mbajtjen e një greve më 1 tetor.

Partia Franca e Papërkulur tha se në gjithë vendin do të mbaheshin rreth 130 protesta.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?