Bota

Francë, satelitë me lazer në orbitë, të aftë për të kontrolluar satelitët armiq jashtë kufijve të Tokës

26 Korrik 2019, 11:43| Përditesimi: 26 Korrik 2019, 11:46

  • Share

Satelitë të vegjël me lazer në orbitë, të aftë për të zbuluar satelitë armik, ky është projekti francez që ka për qëllim të shtojë armët e saj në hapësirë.

Ministrja e Mbrojtjes franceze ka ngritur një komandë të re ushtarake në Tolosa për ti dhënë forcave të armatosura fushë më të gjerë veprimi për të mbrojtur satelitët e saj dhe për të kontrolluar satelitët armiq që veprojnë jashtë kufijve të Tokës.

“Nuk kemi frikë nga snjë – tha Ministrja e Mbrotjes Florence Parly – Ne mendojmë dhe kemi parë se hapësira po bëhet një vend potencialisht konfliktual. Plani ynë strategjik është përgatitja e një programi ushtarak”.

Franca ka një rekord shumë të mirë me Gjermaninë për monitorimin e hapësirës.

Reagimi nga ana e Francës vjen pas njoftimit nga ana e Trump për krijimin e Forcës Hapësinore brenda Forcave të Armatosura Amerikane.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?