Foto ilustruese

Francë/ Shqiptari dënohet me 20 vite burg, abuzoi me vajzën e mitur

6 Korrik, 18:25| Përditesimi: 6 Korrik, 18:28

  • Share

Një shqiptar nga Kosova është dënuar me 20 vite burg nga gjykata franceze, pasi u shpall fajtor se ka përdhunuar vajzën së tij të mitur.

50 vjeçari u dënua më 2 korrik nga gjykata e Meuse Assize, pasi rezultoi se ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën që kur ajo kishte qenë vetëm 13-vjeçe.

Përveç dhunës seksuale 50-vjeçari e kanoste edhe me jetë vajzën e mitur, shkruan media franceze Actu.fr.

“Një tiran i brendshëm, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babain e vajzës.

Në janar të 2023 ai ishte dënuar me 18 vite burg, por një gabim procedural lejoi lirimin e tij, ndërsa dymbëdhjetë ditë më vonë u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve.

Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse e dënoi me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë vepër penale. Megjithëse burr i ka mohuar akuzat ndaj tij.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?