Një shqiptar me aftësi të kufizuara, i cili ka humbur njërën këmbë gjatë trazirave të vitit 1997, kthehet papritur në imazh kundër duhanpirjes.
Shqiptari me vendbanim në Metz të Francës, është i bindur se imazhi sensibilizues që shoqëron shumë prej paketave të duhanit që qarkullojnë në gjithë Europën, është i këmbës së tij të prerë.
Shqiptari, që preferon të mbetet anonim, thotë se e kishte zbuluar foton kur kishte blerë një paketë cigaresh ne Luksemburg vitin e kaluar.
Ai beson se fotot janë marrë nga një spital që ka vizituar në vitin 2018 dhe me ndihmën e një avokati po përpiqet të hedhë dritë mbi rastin.
Por Komisioni Europian, përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla thotë se burri është ngatërruar.
E përditshmja “Le Parisien” hedh dyshime mbi pretendimet duke treguar të njëjtën fotografi në një koleksion të përdorur nga fushata e BE kundër duhanpirjes në vitin 2017, para se 60-vjeçari të vizitonte spitalin e Metz.
Por sipas avokatit Antoine Fittante, imazhi është i klientit të tij pasi dallohet nga disa shenja të veçanta si psh shenja e djegies në këmbën tjetër.
"Është shumë e qartë. Çdo ekspert do ta identifikonte. Klienti im ndihet i tradhtuar dhe i plagosur në dinjitetin e tij” - tha avokati Fittante.
Komente

Kjo nuk eshte çudi fare. Ka shume hipokrite, te pa afte dhe nacionalista. Turp per nje vend qe pretendon yllin e Europes.
PërgjigjuPo ti dale njehere. Ka vute dermen direkt Frances. Si fillim, sbehet fjale per indinjate te atij zoterise por per leket qe mund te marre qyl nese eshte e vertete. Se dyti, po ato leket qe merr nga Franca si invalid? Apo ato i jep perendia