Bota

Francë, sulm kundër xhamisë në Bayonne, agresori 80 vjeçar një ish-militant i ekstremit të djathtë

29 Tetor 2019, 07:54| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 08:59

  • Share

Në qytetin Bayonne, në Francë, një 80-vjeçar, ish kandidat i Frontit Kombëtar të Marine Le Pen, ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të xhamisë, brenda së cilës ndodheshin shumë besimtarë, duke plagosur 2 persona.

Fillimisht ai u përpoq ti vinte zjarrin derës së xhamisë. Një çift të moshuarish, 74 dhe 78 vjeç tentuan ta ndalonin dhe paskësaj ai gjuajti në drejtim të tyre duke i plagosur. 

Gjatë përpjekjes për arratisje ai i vuri zjarrin edhe një veture.

Sipas mediave lokale, Claude S, autor i sumit, ishte një ish-kandidat i Marine Le Pen 'Front National' në zgjedhjet lokale të 2015.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti një armë dhe një bombul gazi.

Ende nuk dihen shkaqet e atentatit.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Marine Le Pen. "Është një veprim i pakualifikuar, absolutisht në kundërshtim me të gjitha vlerat e promovuara nga lëvizja jonë"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?