Foto ilustruese

Francë, u çel mbrëmë Festivali i 69-të i filmit në Kanë, yjet në tapetin e kuq

10 Maj 2018, 18:21| Përditesimi: 10 Maj 2018, 18:31

  • Share

U hap mbrëmë Festivali i Filmit në Kanë, i cili këtë vit organizohet për herë të 69-të. Festivali u hap me shfaqjen e filmit “Cafe Society” të regjisorit Woody Allen. 

Në festivalin që do të vazhdojë deri më 22 maj, filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller. 

21 filma garojnë për çmimin më të lartë të kinematografisë evropiane, ndërsa gjatë festivalit, shumë persona me famë botërore në fushën e kinemasë do të kalojnë në tapetin e kuq, mes të cilëve edhe Julia Roberts, Jodie Foster, Sean Penn, Robert De Niro dhe George Clooney. Festivali po mbahet nën masa të rrepta sigurie. 

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se gjenden para një faktori të paprecedent rreziku, dhe bëri të ditur se krahas policëve, përgjegjësi kanë marrë edhe 400 ushtarë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?