Bota

Francë/ U plagos gjatë ngjitjes së malit, skiatori shpëtohet në mënyrë spektakolare (VIDEO)

9 Janar 2019, 16:06| Përditesimi: 9 Janar 2019, 16:40

  • Share

FRANCË-Një skiator i plagosur, pjesë e një grupi sportistësh britanikë, është shpëtuar në mënyrë spektakolare nga një helikopter i policisë franceze.

Gjatë një ekspedite të ndërmarrë më datë 2 janar nga grupi i skiatorëve me përvojë, njëri prej tyre, i quajtur Bruno, plagosi gjurin gjatë ngjitjes së malit Giffre të rajonit Haute-Savoie të Alpeve, që është 2.257 m  mbi nivelin e detit.

Pavarësisht reshjes së dendur të dëborës e erës së fortë, helikopteri i policisë franceze u drejtua me fytyrë nga mali i pjerrët dhe nga një largësi tejet e vogël zbarkoi ekipin e shpëtimit.

Pak çaste më vonë, helikopteri u rikthye me të njëjtën manovër gati surreale dhe duke u mbështetur në njërën anë të malit ngarkoi në të ekipin, skiatorin e plagosur e pjesën tjetër të sportistëve britanikë.

Komento

Komente

  • max: 09/01/2019 17:08

    nuk ka fjale per ta pershkruar.jemi shum larg kesaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?