Brunilda Kovaçi

Bota

France/ Vrau shqiptaren natën e Krishtlindjeve, prokurori kërkon 20 vite burg për autorin

7 Maj 2024, 21:30| Përditesimi: 7 Maj 2024, 21:37

  • Share

PARIS- Ka dalë në gjyq 32 vjeçari i akuzuar për vrasjen e vajzës shqiptare që në Francë njihej si Olvia dhe shfrytëzohej për prostitucion. 37-vjeçarja, Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor 2019 në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës.

Autori pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të në makinë natën e Krishtlindjes e mbyti.

Prokurori Anthony Carello kërkoi sot 20 vite burg duke përjashtuar faktin se kemi të bëjmë me një ‘përbindësh’ por ende nuk dihet motivi i këtij krimi të rëndë, shkruajnë mediat franceze.

Avokati thotë se klienti i tij ishte përdorues i steroideve. Autori u arrestua pas krimit pasi u zbulua nga kamerat.

Avokati kërkoi një dënim më të ulët. Edhe psikologu tha se autori ishte kthyer në një të burgosur model.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?