Kabineti i ri qeveritar

Bota

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

3 Janar, 22:53| Përditesimi: 3 Janar, 22:59

  • Share

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për guxim dhe stabilitet në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë së re, të drejtuar nga François Bayrou.

Tradicionalisht, ministrat filluan ditën me një mëngjes në Ministrinë e Brendshme, përpara se të zhvendoseshin në Pallatin Elysee për takimin zyrtar me presidentin.

Duke iu referuar krizës politike që solli këtë ndryshim në qeveri, zëdhënësja e qeverisë, Sophie Primas, deklaroi se “kjo qeveri ka lindur në trazirat e një krize të madhe politike,” duke përmendur mocionin e censurës, humbjen e mazhorancës dhe rritjen e ekstremeve. Ajo i ftoi të gjithë të tregojnë përgjegjshmëri dhe fleksibilitet për të tejkaluar pengesat.

Prioritetet e qeverisë së re

Miratimi i buxhetit të vitit 2025 mbetet në qendër të axhendës qeveritare. Për të respektuar rregullat e BE-së për disiplinën buxhetore, Franca synon të ulë deficitin publik nga 6.1% e PBB-së në vitin 2024 në 5.4% në 2025, duke lënë pas objektivin më ambicioz prej 5% të vendosur nga ish-kryeministri Michel Barnier.

Një tjetër çështje urgjente është miratimi i ndihmës për Mayotte, e cila u shkatërrua nga cikloni Chido. François Bayrou ka premtuar veprime konkrete për të adresuar situatën.

Bayrou u emërua kryeministër më 13 dhjetor 2024, pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier me një mocion censure në Asamblenë Kombëtare. Përbërja e kabinetit të tij u shpall më 23 dhjetor 2024, duke shënuar fillimin e një periudhe të re politike për Francën.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?