Avioni që përfundoi në ujë

Bota

Francë, avioni humb ekuilibrin dhe përfundon udhëtimin në ujë! Mbyllet aeroporti i Montpellier, shpëtojnë mrekullisht 3 anëtarët në bord (FOTO)

25 Shtator 2022, 13:59| Përditesimi: 25 Shtator 2022, 14:15

  • Share

Një avion i ngarkuar me mallra në aeroportin Montpellier të Francës, ka rrëshqitur nga pista gjatë uljes ku ka humbur kontrollin dhe ka rënë në pellgun Mauguio.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e të shtunës në orën 2:50.

Aeroplani Aeropostale, një 'Boeing 737', edhe pse bëri një ulje të rrezikshme që mund të kishte viktima, fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë të dëmtuar, nga 3 personat që ishin në bord.

Gjashtëdhjetë zjarrfikës nga Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Herault, përfshirë specialistë të shpëtimit në ujë, u dërguan në vendngjarje dhe ndërhynë në kohë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?