Finalja Francë-Kroaci

Francë-Kroaci/ 10 kontraste të mëdha, Franca në favor historinë,ekonominë dhe vlerën në merkato

15 Korrik 2018, 11:53| Përditesimi: 15 Korrik 2018, 11:59

  • Share

Erdhi ora e finales së Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Transalpinët ishin një nga skuadrat kandidate për titullin kampion ndërsa skuadra e Daliç ishte një surprizë e bukur. Franca shihet si favorite ndërsa po ju njohim me 10 kontrastet më të mëdha mes dy skuadrave dhe vendeve.

1-Popullsia.
Franca është një vend me 67.1 milion banorë ndërsa Kroacia ka vetëm 4.2 milion banorë Franca është 17 herë më e madhe se Kroacia në numër popullsie.

2- Titujt
Francezët janë kampionë të Botës në 1998 dhe nënkampionë në vitin 2006 kanë fituar edhe dy herë Europianin ndërsa Kroacia e ka për herë të parë në një finale të Botërorit.

3- Të dhëna 
Në Francë janë 20 062 klube të regjistruara dhe 285723 arbitra ndërsa në Kroaci ka shumë më pak. Vetëm 1464 klube dhe 17 488 arbitra. Pra Franca është 10 herë më shumë se Kroacia në masivizimin e futbollit.

4- Vlera në merkato 
Franca ka një vlerë në merkato prej 1 miliardë euro dhe dy yjet e skuadrës Mbappe dhe Griezmann vlerësohen 120 dhe 100 milion respektivisht ndërsa vlera në merkato e ballkanasve është 364 milion euro me Rakitic që vlerësohet më shtrenjtë me 50 mln euro.

5-Ekonomia 
Franca është një nga ekonomitë potenciale të Botës me 33 863euro të ardhura për frymë në vit ndërsa Kroacia është në rritje por të ardhurat për frymë në vit janë vetëm 11 345 euro.

6- Ligat kombëtare 
Liga franceze është një nga më të mirat në Botë ku luajnë 8 nga 23 lojtarët e grumbulluar ndërsa në ligën kroate luajnë vetëm dy futbollistë të ballkanasve.

7- Historia 
Franca ka luajtur ndeshjen e parë në vitin 1904 kundër Belgjikës dhe në total numëron 850 ndeshje ndërkombëtare ndërsa Kroacia ndeshjen e parë e ka luajtur në 1940 edhe pse ende nuk ishte njohur nga FIFA dhe ka luajtur 300 takime në historinë e saj.

8- Botërorët 
Franca ka marrë pjesë në 15 Kupa Bote ndërsa Kroacia ka qënë pjesmarrëse në vetëm 5 kampionate Botëror.

9- Trajnerët 
Didier Deschamps është një legjendë në Francë dhe ka fituar Kupën e Botës si kapiten në 1998 ndërsa Daliç është një trajner i një profili të ulët.

10- Renditja në FIFA
Franca ështe e 7-ta në FIFA momentalisht ndërsa ka qënë e parë gjatë një viti të plotë në periudhën 2001-2002. Ndërsa Kroacia është e 20-ta në FIFA.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?