Modriç dhe Mappe

Francë-Kroaci, finalja e diferencave të mëdha

12 Korrik 2018, 12:32| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 12:34

  • Share

Francë-Kroaci është finalja e Botërorit “Rusi 2018”, me dy skuadra me ngjashmëri dhe me diferenca të mëdha krahasuar me shumë finale të Kupës së Botës.

Veterania kundër të rinjve, historisë kundër risisë, muskujt kundër shpejtësisë e shumë epitetet të tjera merr ky duel, por me një qëllim të vetëm: triumfin. Kroacia vjen me një ndeshje më shumë në finale, pasi i janë dashur 3 herë shtesat, ndërsa Franca është më e freskët edhe për faktin se ka luajtur një ditë më parë.

Kroacia udhëhiqet nga dy mesfushorë veteranë: Modric (32 vjeç) dhe Rakitic (30). Ndërsa heroi i gjysmëfinales, Mandzukic është 32 vjeç. Dhe kështu mund të vazhdojmë me 33 vjeçarin e Subasic, 29 vjec Lovren dhe po kaq edhe Vida. Një përzgjedhje me një moshë mesatare mjaft të lartë.

E kundërta ndodh te Franca, ku asnjë prej katër më të mirëve nuk i kalon 25 vjeç, përjashto Griezman, 27 vjeç. Por kanë një djalosh mjaft energjik si Mbappé, që është vetëm 19 vjeç.

Franca ka edhe përvojën, e treta finale në Kupën e Botës, pa harruar ato të Europianit dhe e gjitha kjo eksperiencë në 20 vitet e fundit. Kroacia mburret me gjysmëfinalen e 1998-s, ku pikërisht ishte Franca që e eliminoi me dy golat e mbrojtësit Thuram.

Mesfusha do të bëjë diferencën në këtë finale. Te Kroacia janë udhëheqës Rakitiç dhe Modriç, me kontrollin perfekt të topit, por në krahun tjetër kemi më shumë muskuj, me Pogba, Kanté dhe Matuidi. Dhe në finale kjo bën diferencën, pasi këta muskuj kanë edhe teknikë.

Një tjetër element që bën diferencën është pankina. Te Kroacia rifreskimi vjen vetëm me Kovaçiç dhe Kramariç, ndonjë emër tjetër futet thjesht për emergjencë.  Ndërsa te Franca ka më shumë alternative, ku të gjithë janë gati të bëjën diçka ndryshe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?