Papa Françesku

Bota

U shua në moshën 88-vjeçare, kush ishte Papa Françesku! Momentet që shënjuan rrugën e tij nga prift i thjeshtë deri në udhëheqësin e 1,3 miliardë katolikëve

21 Prill, 16:05| Përditesimi: 21 Prill, 16:19

  • Share

Fëmija i një çifti emigrantësh italianë në Buenos Aires që u bë papa i katolikëve. Kjo është historia e Jorge Mario Bergoglios, i cili në moshën 76 vjeçare u zgjodh papa i 266 i kishës katolike.

Përpara se tu bashkohej jezuitëve në vitin 1958, Jorge Mario Bergoglio, kishte punuar si një teknik, ndërsa në vitin 1969 ai u bë një prift, i cili më pas udhëhoqi jezuitët nga viti 1973-1979. Aktiviteti I tij kishtar arriti në një pikë të rëndësishme në vitin 1998, kur ai u emërua Peshkop i Buenos Airesit, nga papa Gjon Pali I dytë.  3 vjet më vonë, Papa e bëri atë pjesë të Kolegjit të Kardinalëve.

Bergoglio u zgjodh papë në 21 Mars të vitit 2013, pas paraardhësi i tij Benedikti I 16 u dorëhoq. Ai u bë papa i parë i zgjedhur nga kontinenti amerikan pas më shumë se 1 mijëvjecari. Madje pasi u zgjodh ai lëshoi të famshmen: kardinalët më zgjodhën  nga fundi I botës duke nënkuptuar prejardhjen e tij gjeografike.

 Argjentinasi zgjodhi emrin e shenjtit Françesku i Asizit, dhe i shpalli vetes publikisht si papë, angazhimin në shërbim të të varfërve dhe përuljes ndaj tyre. Periudha e drejtimit të Kishës katolikë nga Francesku, do të kujtohet për përqendrimin tek mëshira apo drejtësia sociale. Papa Françesku u njoh për thirrjet për “një Kishë të varfër për të varfrit” duke u përpjekur të afronte pranë kishë komunitetet e margjinalizuara.

Ai bëri përpjekje për të reformuar sistemin financiar të Vatikanit dhe për të adresuar abuzimet seksuale të klerikëve brenda institucionit të Kishës e cila kishte barrën e rëndë të skandaleve kur ai u bë papë.

Papa Françesku tregoi vëmendje edhe ndaj problemeve klimatike të cilave iu kushtoi edhe publikime nëpërmjet të cilave kërkonte angazhim botëror për një kujdes ndaj ambientit. Françesku i dha një vëmendje të madhe dialogut ndërfetar kur në vitin 2019

Nënshkroi në Egjipt Dokumentin për Vëllazërinë Njerëzore, Një marrëveshje e rëndësishme për promovimin e paqes dhe bashkekzistencës së besimeve të ndryshme fetare. Në autobiografinë e tij “Shpresa”, të botuar këtë vit ai i tregoi botës më shumë për veten dhe jetën e tij. Vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa shqetësime shëndetësore.

Në 2021, ai u operua në zorrën e trashë, ndërsa në 2023 trajtoi një hernie. Problemet e tij me gjunjët ishin të dukshme vitet e fundit ku shpesh shihej tek lëvizte në karrige lëvizëse. Megjithë shqetësimet e shëndetit ai zhvilloi udhëtime të ndryshme në botë. Në nisje të 2025 ai u shtrua në klinikën gemelli ku qëndroi I shtruar dhe në terapi intensive për 38 ditë për shkak të një infeksioni të egër në mushëkri. Me daljen e tij nga spitali ai u duk se e rekuperoi shëndetin e tij der isa vetëm pak orë pas festës së Pashkës, ai u rikthye në shtëpinë e atit. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?