Në foto Jerome Rodrigues, i plagosuri gjatë protestës së sotme të jelekverdhëve

Bota

Francë/ Vijon protesta e 'jelekverdhëve', një prej organizatorëve plagoset rëndë në sy

26 Janar 2019, 19:39| Përditesimi: 26 Janar 2019, 19:53

  • Share

Francë-Një protestues u plagos këtë të shtunë në Francë përgjatë marshimit të përjavëshëm të "jelekverdhëve". I plagosuri u dëmtua rëndë në sy ndërkohë që po filmonte live në Facebook, fundin e marshimit të kësaj proteste në zonën e njohur si Sheshi i Bastijës.

"Le Monde" ka publikuar dhe identitetin e tij. Ai është Jerome Rodrigues  dhe njihet si njeri i afërt me Eric Drouet, një prej udhëheqësve kryesorë të protestuesve “jelekverdhë”.

Jerome Rodrigues publikoi një foto të në llogarinë e tij personale të  Facebook menjëherë pas ngjarjes , ku shkruante: "Po humbas syrin tim", duke shkaktuar mijëra reagime të indinjuara nga përkrahësit e tij.

Protestat e "jelekverdhëve" nisën në nëntor të vitit të kaluar. Ata kundërshtonin rritjen e planifikuar për çmimin e karburantit. Kjo rritje u anulua por kauza e tyre u zgjerua duke bërë që të shtrihet në një interval kohor të paparashikuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?