Në rrugët e Parisit ka marrë jetë kohët e fundit, një lëvizje midis francezëve për të refuzuar markat dhe produktet të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Kjo, si shenjë proteste ndaj tarifave tregtare të Donald Trump dhe retorikës anti-Evropë, shkruan The Guardian.
Një sondazh, i cili zuri ballinën e gazetës Libération javën e kaluar, zbuloi se më shumë se gjashtë në 10 francezë mbështesin shmangien e produkteve amerikane dhe pothuajse një në tre tashmë po i shmang ato.
Hashtag-u #BoycottUSA është përhapur në rrjetet e mediave sociale në atë që studiuesit thonë se është një “kolaps historik” i imazhit të SHBA-ve në Francë, partneri i tretë tregtar evropian i Amerikës.
Coca-Cola, McDonald’s, Tesla, Starbucks, KFC dhe X janë ndër markat amerikane të cituara si ato që duhen shmangur.
Ata që u pyetën nga anketuesit cituan gjithashtu Apple, Microsoft, platformat e rezervimit Airbnb dhe Tripadvisor, Nike dhe Converse.
Coca-Cola, McDonald’s, Tesla, Starbucks, KFC dhe X janë ndër markat amerikane të cituara si ato që duhen shmangur.
Ata që u pyetën nga anketuesit cituan gjithashtu Apple, Microsoft, platformat e rezervimit Airbnb dhe Tripadvisor, Nike dhe Converse.
Anketa nxorri në pah po ashtu se francezët ishin veçanërisht të zemëruar nga tarifat tregtare, diversiteti dhe shtypja e gjithëpërfshirjes së Trump-it dhe trajtimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale, raporton The Guardian.
Kërcënimet e Trump për të rritur taksën e importit për verërat dhe shampanjën franceze dhe evropiane në 200 për qind kanë ulur gjithashtu entuziazmin për SHBA-të.
Mbështetja për bojkotin duket se kapërcen grupet shoqërore që zakonisht lidhen me aktivizmin politik, zbuloi sondazhi.
Kraus ravijëzoi se popullariteti i SHBA-ve si destinacion studentor, pushimi dhe biznesi është në nivelin më të ulët në 40 vjet.
Komente
