Gazeta franceze, “La Croix”, ka botuar të premten e 3 janarit 1930, në faqen nr.4, një shkrim në lidhje me “Lahutën e Malësisë”, të poetit dhe atdhetarit të njohur shqiptar, At. Gjergj Fishtës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Epopeja shqiptare shkruar nga një françeskan.
Artikulli për Fishën në gazetën franceze 'Le Croix' e 3 janarit 1930
“Poeti kombëtar i Shqipërisë është një françeskan. At. Gjergj Fishta, ka shkruar, në fakt, një poemë, “Lahuta e Malcis”, e cila rrëfen epopenë e Shqipërisë. Libri i parë u botua në vitin 1905 dhe i dyti në vitin pasues.
Entuziazmi që i madh. At. Fishta ka vazhduar veprën e tij dhe këngët e reja. Thuhet se ato do të botohen së shpejti. Ky fetar është gjithashtu i njohur për poezitë e tjera të tij, të cilat admirohen për bukurinë e formës, që i bashkohet thellësisë së mendimit.
At. Fishta, i cili konsiderohet si një nga arkitektët më aktivë të pavarësisë dhe bashkimit të Shqipërisë, ka qenë përfaqësuesi i saj në Paris”, mbyll artikullin gazeta franceze "La Croix" e datës 3 janar 1930.
At Gjergj Fishta eshte Homeri i Shqiptareve, ndjehem krenare nga veprat e tija,gjithnji mbrojti idealet e Shqiptareve pa dallim feje. Zoti e bekofte shpirtin dhe mendjen e tij,na la vlera te larta Historike,Kulturore,mbi te gjitha ngriti larte gjuhen e shenjte Shqipe qe ne Europe eshte gjuha me vjeter. Me te mira
Përgjigju