Trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në grumbullim për dy miqësoret e rëndësishme të këtij muaji kundër Armenisë më 22 mars dhe kundër Hungarisë më 26 mars.
Gjermani ka përzgjedhur 24 emra, ndërsa bie në sy se për herë të parë me ekipin A është bashkuar Drilon Hazrollaj. 20-vjeçari këtë sezon po shkëlqen me Malishevën në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 23 takime. Të shuma janë ekipet që janë vënë pas tij.
Pas krisjes me trajnerin e mëparshëm, në grumbullim është rikthyer ylli i ekipit, Edon Zhegrova. Nuk mungojnë Celina, Muriqi, Rashica apo edhe Vojvoda e Rrahmani.
Lista e Kosovës: