Francë/ Kishte shkuar si turist në Francë, shqiptari kapet duke shitur kokainë! Dënohet me 8 muaj burg

2 Gusht, 21:00| Përditesimi: 2 Gusht, 21:11

  • Share

Policia franceze ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar shqiptar duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut dhe u dënua me tetë muaj burg ditën e djeshme 1 gusht.

Sipas mediave franceze, 40-vjeçari është befasuar të martën e 30 korrikut nga një patrullë policie teksa po shiste kokainë në parkingun e McDonald’s, blerësve të kontaktuar në platformat e internetit.

Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë, ndërsa thuhet se 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.

Ai u dënua me tetë muaj burg dhe menjëherë u burgos, ndërsa si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?