Simon Simoni

Frankfurt huazon Simon Simonin, portieri i Kombëtares: Një mundësi e madhe për të hedhur hapin tjetër

5 Korrik, 17:43| Përditesimi: 5 Korrik, 17:47

  • Share

Portieri 19-vjeçar i Kombëtares, Simon Simoni është futbollisti më i ri i Ingolstadt 04 në Ligën e Tretë të Gjermanisë. Djaloshi kuqezi u huazua nga Eintracht Frankfurt dhe për një vit do jetë pjesë e një ekipi ku do ketë më shumë minuta.

Pas zyrtarizmit te skuadra e re, Simoni foli për faqen zyrtare të Ingolstadt, ndërsa theksoi se kjo është një mundësi e madhe për të, që të hedhë hapin tjetër.

“Për mua, kalimi te FC Ingolstadt 04 është sinonim i një mundësie të madhe për të hedhur hapin tjetër në karrierën time të re në një klub ambicioz gjerman. Pas diskutimeve shumë të mira me drejtuesit sportiv, tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj të skuadrës dhe të gjithë mjedisin ku do luaj, në mënyrë që të shfaqemi mirë së bashku në fushë”, tha Simon Simoni.

Simoni do të jetë portieri i parë i Ingolstadt 04 në sezonin e ri dhe nëse gjërat shkojnë mirë, edicionin e ardhshëm nuk do ishte aspak çudi që ta shohim të mbrojë kuadratin e një prej skuadrave më të mëdha në Gjermani si Eintracht Frankfurt.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?