Frankfurt rikthehet fituese në Europë pas 42 vitesh, tifozët përplasen dhunshëm në Spanjë! Në Gjermani 'çmenden' për Europa League

19 Maj 2022, 11:36| Përditesimi: 19 Maj 2022, 15:09

  • Share

42 vite pritje kanë marrë fund. Eintracht Frankfurt është rikthyer të fitojë në Europë, pasi mposhti me penallti në finalen e Europa League skocezët e Rangers.

Në stadiumin e Seviljes ‘Ramon Sanchez Pizjuan’ të parët kaluan në avantazh Rangers-at falë Aribo-s në minutën e 57, por nuk zgjati shumë dhe gjermanët rikthyern baraspeshën. Goli i Borre dëgoi finalen në shtesë, pasi 90 minutat përfunduan 1-1. Më pas edhe shtesa nuk mjaftoi për të shpallur fituesin. Te penalltitë i vetmi që gaboi për Rangers ishte uellsiani Aron Ramsey, i huazuar nga Juventusi dhe që u fut në lojë vetëm për të goditur 11-metërshin.

Ky ishte titulli i dytë në histori i Europa League për Eintracht Frankfurt, me tifozët që përveç në Spanjë festuan edhe në Gjermani. Rreth 50 mijë prej tyre ishin në stadiumin “Deutsche Bank Park”, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Gjithsesi në Sevilje nuk munguan përplasjet mes dy tifozërive, duke shkaktuar trazira. Ishin tifozët gjerman ata që të parët sulmuen skocezët, të cilët ishin në pritje të ndeshjes.

Fitimi i Europa League i mundëson Frankfurt që sezonin e ardhshëm të luajë në Champions League, duke e çuar në 5 numrin e skuadrave gjermane që do marrin pjesë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?