Në një rrëfim 360 gradë në “Rreze Dielli” kantautori i mirënjohur Frederik Ndoci, rrëfeu më tepër jo vetëm për rikthmin e tij në Shqipëri por hapi edhe fleteët e së shkuarës. Një artisti shumëdimensional që e zhvilloi karrierën e tij në një Shqipëri të mbyllur në periudhën komuniste përjetoi edhe shumë zhgënjime. I pari ishte që në moshën 13 vjecare, pas provave për një rol protagonist në kinostudio që ai e kujton kështu:
Më thirrën për një kinoprovë në Tiranë, fitova kinoprovën si regjisori dhe asistenti më thanë që ti e ke të sigurtë. kështu që shko në Shkodër merr transferimin që të nisësh shkollën këtu. Shkova prita që të më thërrisnin pastaj bëra telegram. Dhe më thanë që kanë zgjedhur një tjetër për rolin tënd. Ky ishte zhgënjimi parë. Ishte biografia, ne ishim familje që në vitet e para të luftës i kemi dhënë armiq popullit.
Biografia e penalizoi shumë herë por me aftësinë, dashurinë për artin arriti që të kapërcente çdo pengesë.
Unë ia fitova shkollën atyre me aftësi se për biografi s'do më kishte dalë kurrë shkolla. Kur morën vesh biografinë e vërtet më dënuan. Pas dy vitesh pata pasoja dhe penale. Gjithmonë artisti ka dhimbje shumë të forta edhe pse nuk e ndjen duke thënë ‘oh’. Sepse gjatë jetës sime kam konstatuar mbi 12 vdekje, domethënë vdekje artisti. Artisti vdes fizikisht por mbijeton, ajo vdekja është një largim fizik, kurse vdekja artistike është shumë e keqe.
Megjithatë censura ka lënë plagë tek ai si artist, ndërsa kujton episode ku i është dashur të marr vendime të vështira.
Më kujtohet kur këndonim me motrat 'Tokë e diellit' në natën kur u bë tregimi para cenurës tha të hiqet motra Frederikut dhe ta këndojë komplet Frederiku. Dhe unë thash nuk e këndoj fare, pastaj u vendos ditën e fundit që ta këndonim të tre. Unë do ta këndoja këngën gjithsesi e kisha vendosur. Është mbledhur kuvendi popullor në 82’ që të ndalonin karrierën e Frederik Ndocit. U pezullua karriera artistike.
Frederik Ndoci në një rikthim në kohë, shprehet se nuk e mban mend veten si djalë çapkën por tepër studiues, Ndërsa përsa i përket dashurive shprehet se miqësitë nuk i ka ngatërruar kurrë me dashurinë. Në atë kohë kam qenë shumë studiues. Në atë kohë sidomos me shoqet e shkollës kemi qenë kolegë, nuk kemi pasur armiqësi. Dashuritë e mija nuk i kam kërkuar kurrë tek shoqet. Po i kam pasur shoqe dhe do ti kem derisa të vdes. Kur rrin me një shok ose shoqe shumë krijon afrimitet por kjo nuk do ngatërruar me atë që portalet kanë qejf me e ngatërru" thotw ai.
Në këtë rrëfim pa dorashka, Frederik Ndoci tregon edhe rolin që është më afër karakterit të tij në realitet.
Cdo rol ka një fizionomi ndryshe. Dhe varet nga perceptimi që ka aktori dhe si do ta sjelli atë rol në ficton. Për mua parësore ishte ajo që do bëja dhe ajo që do lija.’ ‘Kur hapen dyert e jetës’ është roli që është pak më tepër Frederiku, kjo është një anë tjetër e imja.
Dhe në fund shprehu edhe frymëzimin e tij si artist, ku ashtu si shumë të tjerë, dashuria është ajo që frymëzon të jetë artisti që është sot.
Fenomeni numër një që është dashuria, frymëzon gjithëkënd, dashuria për jetën, për lirinë, për gjithcka.
Lajmi kryesor:
Frederik Ndoci rrëfehet në “Rreze Dielli” për herë të parë pas rikthimit në Shqipëri: Bota po na merr djemtë e mirë
MC/ReportTv.al