Frederik Ndoci e ka cilësuar historik fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë, në takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi.
“Edhe krimineli më i madh ose njeriu më negativ të ishte Rama, siç vjellin vrer militantët dhe atyre që u ka humbur busulla me kohë, vetëm fjalimi i ditës së djeshme, para mijëra gjysmë skllevërve të migratës shqiptare në Athinë e kudo në botë, është gjëja më e bukur, më emocionale, më shpresëdhënëse më thirrëse që mund të kem dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shteti.
Edhe sikur të ishte Enver Hoxha i kishim harruar 40 vjet diktaturë e gjak. Mbrëmë dikush tha për këtë fjalim mjaft emocionues për ata që e vlerësojnë dhe dergjën lot ngazëllimi e që kanë shpirt: shfaqja e radhës.
Unë i them këtyre krimbave se në fjalimin historik të Mark Antonit dikur përpara patrikëve romakë ose fjalimi i Atilës, ose fjalimi i Aleksandrit të Madh përpara betejës me persët, nuk kishte këto përmasa kaq shpirtërore të mëdha e kaq shpresëdhënëse.
Për mua dhe shumë si unë i madhi Edi Rama nuk ka nevojë të flasë më edhe në rroftë 200 vjet. Mjaftueshëm ishte edhe fjalimi në Beograd kur tha: Çfarë prisni ju serbë, tani duhet të njihni Kosovën shtet.
Edi Rama një popull shqipfolës nga të katër anët e botës të do fort dhe të uron jetë, shëndet, mbarësi e gjithë të mirat e botës në emër të mallit e në emër të gjithë viteve që na shkuan rrugëve të botës. Kaq do zemra e copëtuar emigrantit për të mos i dalë kurrë më nga aty”, shkruan Frederik Ndoci në një postim në Instagramin e Dritare TV.
Ju uroj shendet Frederik Shume I sakte shkimi juaj.Vetem anti shqipetaret nuk e mbeshtesin ate qe thoni
PërgjigjuC'na /mahnite/ o Frederik Ndoci! Se pari,si i quan skllever emigrantet?! Kush po e mban me buke ate popull qe ka mbetur ne Shqiperi,politikanet me llafet boshe te tyre,qe nuk shtrojne dot dhe 1 km rruge fshati me asfalt,apo remintancat e /sklleverve/?! Po zotrote kur del jashte qe te mbushesh xhepin nga koncertet qe jep,kush t'i mbush xhepat, politikanet apo ata /sklleverit e mergates/?! Se dyti,cfare shprese solli ne fjalim Rama! U tregoi ku kishin qene e ku jane,por nuk u premtoi ku mund te arrijne.Dhe ministrat e tij me gjysem zeri e ashtu shkarazi u kerkuan te rikthehen e te investojne e te votojne. Ti paske lexuar fjalimet e ushtarakeve me te famshem te botes,por do te ishte me mire te kishe lexuar S.Frasherin /Shqiperia,c'ka qene c'eshte e c'do te behet/! Cfare shprese,cfare premtimesh ofroi Rama?! Dhe te tere ata qe ishin aty,perfshi dhe ti qe s'ishe,u ngazellyet,u perlotet e u quravitet, se Rama u kujtoi se si kaluan kufirin e malet e rruget,sesi prisnin per /afendikoin/ qe t'i merrte per pune te renda,si perballuan /fshesat/ e te ngjashmet e se si sot kane biznese e respekt nga shteti grek e Greqia na qenka po aq e tyre sa dhe e grekut dhe zemrat tuaja u bene mal nga gazellimi!! Me te vertete o Frederik Ndoci,duhej t'jua thoshte Rama keto qe te emocionoheshit?! Ata emigrante kane ecur shume ne keto 33 vjet,por akoma kur kam shkuar ne bizneset e tyre ne Greqi,edhe pse i kane bizneset me krahet e tyre dhe jo te Rames e te politikaneve te tjere,me kane thene mos fol shqip,por anglisht.Ata emigrante treguan ngjyrat e patriotizmit ne ate salle,por kur vjen puna per te votuar,/vellezerit patriote/e ketej kufirit me mandat politik nuk u japin as te drejten e votes!Takimi nuk ishte asgje tjeter vecse nje manipulim ndjenjash e kujtimesh.Emigrantet nuk kane nevoje qe politikanet t'ju kujtojne ku ishin e ku jane,por ku do vene.
PërgjigjuFrederiku ka treguar qe jo vetem eshte nje artist i padiskutueshem , por dhe nje njeri mendjehapur,i lexuar, realist, dialektik ne analizen e situatave dhe ngjarjeve,super patriot dhe unik ne llojin e vete
PërgjigjuShume faleminderit Frederik Ndoci per komentin tuaj!Per fatin e keq pa dashje apo me dashje antaret e opozites kane harruar besen dhe burrerin!
PërgjigjuShume i sakte komenti i Frederik Ndocit. Rama eshte fisnik i zgjuar trim pavaresisht se eshte vetem .
Përgjigju