Fredi Beleri në GJKKO

Fredi Beleri 'amanet mushkat'!

22 Gusht 2023, 11:13| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 11:14

  • Share

Vendimi për të lënë jashtë samitit informal të Athinës Edi Ramën për shkak të çështjes së Fredi Bejlerit me gjasë mund t’i ketë bërë “gropën” përfundimisht pseudoheroit modern të vorioepiriotëve arkaikë. Kryeministri grek Mitsotakis në shenjë sa proteste por edhe një mesazh presioni, la kryeministrin e Shqipërisë jashtë axhendës së samitit informal të organizuar prej tij, për liderët e Ballkanit dhe shefen e BE, Ursula von der Leyen. Ra në sy pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Sigurisht mesazhi i Mitsotakis është i thjeshtë për t’u kuptuar.

Meqë Edi Rama kontrollon drejtësinë, për rrjedhojë duhet të komandojë edhe vendimmarrjen e gjykatës për çështjen e Fredi Bejlerit që u zgjodh e u certifikua si kryetar bashkie në Himarë, por me prova të qarta të manipulimit të votës përmes blerjes ku vetë ai ishte në veprim dhe u kap në flagrancë në këtë krim zgjedhor. Tani le ta marrim të mirëqenë kontrollin e Ramës mbi drejtësinë.

Po e marrim të mirëqenë edhe faktin që Fredi Bejleri nuk është ai që është, pra ai që ka një thes te madh mbi kurrizin e tij, jo me vota të blera e të pablera, por me mëkate e zullume ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Atëherë pyetja e thjeshtë është me këtë qëndrim ndaj Edi Ramës, z. Mitsotakis po e ndihmon apo po e gropos martirin e tij eporiot nga fshatrat e Tepelenës?!

Nëse shkojmë me këtë logjikë i bie që po e gropos. Ja përse! Nëse Rama kontrollon drejtësinë siç pretendojnë grekët, as mos të presin ndonjë vendim lehtësues për Bejlerin. Rama është nga ato karaktere, që jo vetëm se ha presionin, por i mëshon më fort në të kundërt, nëse synon t’i imponohesh me forcë a kokëfortësi. Ndaj llogaritë në Athinë i kanë bërë disi trashë dhe shumë gabim. Mund ta kishin joshur ndoshta me diplomaci, por me gjuhën e forcës, Fredi Bejlerin, në qoftë në dorë të Ramës e lanë në burg madje në maksimumin e dënimit.

Personalisht kam bindjen që Fredi Bejleri është një dallaverexhi që luan bllof kartën e martirizimit për interesa arkaike të grekëve për Himarën. Ai vetë është koshient, se është përfshirë direkt në pazar votash edhe pse s’do ta pranojë e nuk ka për ta pranuar ndonjëherë këtë fakt. Sigurisht loja ia do të mitizohet për Himarën e himarjotët. Por kjo maksimumi do t’i rrisë shpërblimin që Greqia do t’i akordojë kur të dalë nga burgu, se përfitim tjetër nga kjo skemë e ky skenar s’do të ketë as ai, as dreq e t’bir në Himarë a Athinë qofshin.

Sa për Ramën ky qëndrim prepotent dhe aspak i zgjuar i homologut grek i shkon për shtat se i rrit ca pikë në publik, sidomos tani që ujërat janë turbulluar nga drejtësia në politikë. Kështu që kush pret që të ndryshojë Rama qëndrim për Fredi Bejlerin, qoftë ky edhe Kryeministri i Greqisë e ka kot, se me forcë këtë burrin me mjekër te bardhë, kështu se thyen dot.

Ndaj Fredi taksirat e ke, por “Amanet Mushkat” ka një shprehje legjendare Avokat Ngjela. Do të të duhet t’i bësh ca vite pas hekurave dhe as bekimet e hiresisë së tij këtej dhe as kërcënimet e shkëlqesisë së tij andej kufirit, s’të bëjnë derman o xhan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 22/08/2023 19:20

    Kam degjue se i behen favore ne burg.Po te jete e vertete eshte nje gabim i madh.Une nuk them qe ta shqepesh ne dru,por t'i jepet supa e ushqimi i burgut e te zbatohen te gjitha rregullat si per gjithe te tjeret.Ne fakt nuk e meriton,Ai eshte qen bire qeni,kriminel,spiun i grekut,armik i shqiperise dhe i popullit tone.Fytyra e tij eshte e urryer,Ai mohon vendlindjen ,Tepelenen e nderuar dhe e quan vehten vorioepirot.Ky eshte nje qelbanik i papare,se bashku me miqt e tij ne greqi dhe vecanerisht ata ne Shqiperi me Sali Berishen e Ilir Meten ,qe i dhane bekimin per te marr drejtimin e bashkise.Denimin maksimal per kete mosyer !

    Përgjigju
  • Drejtesi: 22/08/2023 12:15

    I ke rene pikes te lumte Denis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?