Ardit Bido, Fredi Beleri

Beleri akuzoi për shpifje Bidon, sot seanca në gjykatën e Tiranës, ofrohet pajtim për palët! Drejtori i Arkivës: Nuk tërhiqem nga deklaratat e mia

9 Nëntor 2023, 14:09| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 15:46

  • Share

Gjykata e Tiranës zhvilloi këtë të enjte seancën e parë të shqyrtimit të padisë për shpifje te kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri, kundër drejtorit të Arkivës Qëndrore të Shtetit, Ardit Bido. Në seancën këtë seancë, ku palët ftohen për pajtim, Beleri nuk ka pranuar të pajtohet. Ndërsa Bido ka pranuar pajtim, por pa u tërhequr nga deklaratat e tij publike, të konsideruara si shpifje nga Beleri. Për këtë shkak, gjykata caktoi seancën e radhës në janar.

Në padinë e tij, Beleri pretendon se Bido ka deklaruar fakte të pa vërteta kur ka përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë dhe pjesëmarrjen në grupime ultra nacionaliste greke.

Jashtë gjykatës Bido tha se deklarimet e tij i referohej fakteve të pohuara nga studiues grekë.

Ndërkohë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ndodhet i arrestuar nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?