Fredi Beleri

Zgjedhjet në Himarë/ Gjykata Administrative s'pranon kërkesën e Belerit për pezullimin e dekretit të Presidentit! Në 30 korrik nis shqyrtimi i padisë

26 Korrik, 15:14| Përditesimi: 26 Korrik, 16:58

  • Share

Tirane- Gjykata Administrative në Tiranë rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit për sigurimin e padisë, pezullimin e dekretit derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar, ndërsa caktoi 30 korrik si datë për të nisur në themel shqyrtimin e padisë. 

Pra më 30 korrik Gjykata do të nisë shqyrtimin e padisë së Fredi Belerit dhe PBDNJ për shfuqizimin e dekretit të Presidentit për datën e zgjedhjeve 4 gusht në Himarë. 

Të pranishëm në gjykatë ishin kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari si dhe juristët e presidencës.

Avokatja e Belerit Klodiana Gjyzari tha se akti i zgjedhjeve është i paligjshëm sepse nuk është zbatuar neni 10 i Kodit Zgjedhor pasi përfundimi i mandatit të Belerit nuk i ka kaluar të gjitha hallkat

Sipas juristëve të presidencës  dekreti nuk është kompentencë e Gjykatës Administrative. Edhe Avokati i Shtetit kërkoi nga gjykata të mos pranojë padinë dhe të verifikojë kushtet formale të hartimit të saj.

Diskutimet në mbledhje:

Avokatja Klodiana Gjyzari: Dekreti 244 ka të bëjë me zhvillimin e zgjedhjeve në 4 gusht në Himarë. Nuk është bërë ende i ekzekutueshëm përfundimi i mandatit të Fredi Belerit, pasi nuk i ka kaluar të gjitha hallkat gjyqesore. Ne pretendojmë se Fredi Beleri ka mandat të vlefshëm pasi ai ka të drejtën e ankimit brenda afatit 30 ditorë në KAS, Beleri ka afat deri në 5 gusht afat për të bërë ankim. Për aq kohë sa është ky afat Beleri mund të bëjë ankim në çdo moment, pra ne kërkojmë të vendoset sigurimi i padisë pasi nuk janë ezauruar të gjitha hallkat, për çështjen e zgjedhjeve.

Gjyzari: Nuk është zbatuar neni 10 i kodit zgjedhor pasi nuk janë kushtet dhe kriteret ligjore që presidenti të shpallë zgjedhjet. Presidenti nuk është vënë në lëvizje nga një shkresë e këshillit të ministrave, por nga sekretari i këshillit të ministrave, ky i fundit s’ka kompetencë për të komunikuar me Presidentin e Republikës, por me presidentin për kërkesa të tilla duhet të komunikojë kryetari i këshillit të ministrave. Institucioni i presidentit është pozicion neutral dhe duhet të jetë mbi palët, presidenca nuk duhet ta kishte pranuar shkresë pa firmën e kryetarit të Këshillit të Ministrave.

Presidenca: Pasi jemi njohur me kërkesa padinë, kemi konstatuar se padia ka të meta në përmbajten e saj, e ka cilësuar anti kushtetuese dekretin numër 244, por si bazë ligjore ka referuar ligjin për çështjet administrative, është njeë objekt padie i paformuar qartë nga ana e paditësit. Nuk mund të kërkohet shfyqizimi i aktit ose pavlefshmëri akti, nuk mund të kërkohet anti-kushtetueshmëri e dekretit pasi nuk është kjo gjykatë kopetente.

Presidenca: Ky dekret nuk është akt administrativ. Dekreti për zgjedhjet është aktadministrativ kolektiv, që ju drejtohet të gjitha partive dhe personave, personi i tretë nuk mund të jetë KQZ por partitë politike ose kandidatët, ose partitë që kanë përfaqësuesit e tyre të perhershëm në KQZ. Beleri nuk mund të jetë kandidat në këto zgjedhje për shkak të ligjit për dekriminalizimit. Beleri ka të drejtën për të shkuar në KAS, paditësi legjitimohet pasi të ketë ezuaruar të gjitha shkallët e tjera të ankimit. Mandati është i kryetarit të bashkisë dhe jo i subjektit politik, pra partia PBDNJ nuk ka interes të ligjshëm për mandatin e kryetarit të bashkisë Himarë.

Avokati i Shtetit: Jemi në mbështetje të pretendimeve të Presidentit të Republikës, ne kemi të njëjtat argumenta, gjykata të verifikojë kushtet formale të padisë. Për Belerin mungon legjitimiteti formal, ai nuk është kandidat në këto zgjedhje, ndërsa PPDNJ i mungon objekti substancial, pasi është regjisturar në zgjedhjet e 4 Gushtit. Kërkojmë nga gjykata mospranim padie, sa i takon themelit ato janë të pabazuar në ligj dhe duhet të rrezohet.

Kujtojmë se, Fredi Beleri më 8 korrik ka paditur Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, për të shkarkuar dekretin e këtij të fundit që përzgjodhi datën 4 gusht si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet e Bashkisë Himarë.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?