Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet ende një temë e nxehtë diskutimi, kjo edhe për shkak se ende është plot aludime sesi do të shkojë “fati i tij”. Në studion e Repoltix me gazetarin e Report Tv, Denis Minga të shumta ishin opinionet nëse Beleri do duhet të ishte në burg apo jo, por edhe për përgjigjen e ashpër që Greqia rezeveron sa i takon gjykimit të tij.
Sipas juristit, Leonard Veizi, Beleri nuk duhet të ishte sot në burg, kjo sepse pavarësisht se u thuhet se u kap në flagrancë, realisht ai nuk u kap dukë dhënë para. Sipas tij, gjykimi ndaj Belerit nuk është juridik por politik.
“Personi në fjalë me gjykimin tim me ato akuza që i janë ngritur në pretencë nuk duehttë ishte në burg. Pavarësisht se thuhet se u kap në flagrancë po nuk u kap duke dhënë para. Nisur nga kjo ana juridike bie poshtë sepse kthehet në politike.”- thotë Veizi.
Por gazetari Florgert Muça përpos se e sheh arrestimin e tij të drejtë, thotë se edhe Greqia zyrtare, përdori Belerin për retorikë të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën pothuajse në të njëjtën kohë si në vendin tonë. Muça madje ka thënë se një reagim i ambasadores është thjesht për procedurë ndërsa me ironi e cilëson si “ambasadoreshë”, jep deklarata me dy standarde dhe këtë logjikë të tijën e lidh me emrin e kandidatit të PS-së, për Himarën, Jorgo Goro.
“Nga ana politike nëse para zgjedhjeve në Greqi ishin shumë të ashpër, mesa duket tani edhe ata e kanë lënë këtë histori sepse e kanë parë. I kanë thëne ambasadores të thotë ndonjë fjalë. Kjo ambasadoresha, që e mbrojnë, që mirë e bëjnë se e kanë të tyren.. po edhe Jorgon të tyren e kanë këta. Edhe Jorgo Goro, shihet që nga emri i tyre është. Pra është dopiostandard. Ajo e ambasadoreshës sot ishte për ‘procedurë’.”- thotë Muça.
Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi thotë se ky diskutim thellon edhe më tej imazhin e opozitës në opinionin publik, që sa vjen edhe bëhet më keq.
“Opozita ka dalë shumë keq para opinionit publik me këtë gjë.”- thotë Elezi.
Ndërsa analisti Genc Burimi thotë se do duhet një reformë e re Drejtësie sepse nuk është normale. Sipas tij sistemi i Drejtësisë do duhet të jetë apolitik.
“Faleminderit që ftove këto avokat sepse me këta të Facebok është e pamundur. Rrezik kombëtar i Le Pen për Francën është më i madh i Belerit për Shqipërinë psh. Sot Belerin ti e ke arrestuar sepse ka paguar para me anë të një ndërmjetësi për të blerë vota. Po këtë nuk e justifikon për paraburgim. Sot ka nevojë për një reformë të ri të Drejtësisë. Nuk është normale kjo drejtësi.
Gjici është problem e krahasoj me Ahmetajn që shkon dhe del duke qeshur nga SPAK. Akuzat e Ahmetajn janë edhe më të rënda se për Gjicin.”- thotë Burimi.
Ne himare duhen riperseritur zgjedhjet dhe Beleri te lirohet nese nuk ka prova te forta qe rrezikojne ta kthejne ne simbol te burgut politik duke rikthyer regjimin e vizave ose ngrirje te marredhenje te BE si me Kosoven
PërgjigjuE fitoi bejleri jepi hakun ..une skam interes po e verteta keshtu esht..