I akuzuar si i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë, Fredi Beleri në Report Tv: Do jem kandidat i PBDNJ në Bashkinë e Himarës

20 Dhjetor 2022, 13:47| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 15:44

  • Share

TIRANË- Kreu i OMONIA-s në Himarës, Fredi Beleri do të jetë kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit. Ka qenë vete Beleri që ka bërë me dije këtë informacion në një lidhje për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Megi Sotiri dhe Nertil Agalliu, e teksa duket se ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

“Pres vendimin përfundimtar të Këshillit Kombëtar dhe të PBDNJ dhe besoj se do të jem kandidati i opozitës së bashkuar për Bashkinë e Himarës. Opozita ia ka lënë të lirë PBDNJ, unë do jem kandidat për të marrë miratimin  e Këshillit të OMONIAS dhe PBDNJ”, tha Beleri në Report TV.

Himara është një nga 3 Bashkitë që nuk u zhvilluar primare nga ‘Rithemelimi’ pasi i janë lënë aleatëve të vegjël. Bashkitë e tjera janë Finiqi, Dropulli dhe Pusteci.

Fredi Beleri ka qenë edhe më herët kandidat për Bashkinë e Himarës, por nuk u kualifikua nga KQZ për të kandiduar pasi preket nga ligji i dekriminalizimit. Kjo sepse ai ka qenë në hetim dhe është marrë në pyetje edhe nga SPAK, për masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur në 10 prill 1994, ku 7 persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në rrethin e Gjirokastrës e ku ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini. Çështja u mbyll më pas nga SPAK për mungesë provash. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vangjel dule: 20/12/2022 16:45

    Ne burg duhet te ishe

    Përgjigju
  • aaaa: 20/12/2022 16:07

    Ndoshta e rihap hetimin kreu i ri i SPAK

    Përgjigju
  • Pjeter: 20/12/2022 14:54

    Ne qofte se ky beu i fshatit dhe Avdulla mavria jane greke,atehere une me patjeter jam eskimez!!

    Përgjigju
  • vlora1: 20/12/2022 14:36

    Ne cdo vend te botes ky do ishte ne burg per ate masaker qe beri,ku dhe greqia nuk e fshehu dot po e arestoi.Po ne shqiperi behet kryebashkiak.Roft populli yne trim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?