Edhe pse tashmë është zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Ai ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili në korrik 2024 i ndërpreu mandatin e kryetarit të bashkisë.
Në padi, Beleri argumenton se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor.
Sipas tij dhe subjektit politik që përfaqëson, PBDNJ, ndërprerja e mandatit nuk mund të bëhet pa respektuar procedurën ligjore dhe pa një vendimmarrje të organeve kompetente, siç parashikohet në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për funksionimin e organeve të zgjedhura vendore.
Në qendër të padisë qëndron pretendimi se as KQZ dhe as Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nuk kanë kompetencë për të ndërprerë mandatin në mungesë të një vendimi të formës së prerë nga gjykata ose një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave.
Beleri kërkon anulimin e vendimeve përkatëse të KQZ-së dhe njohjen e mandatit të tij si kryetar i ligjshëm i Bashkisë Himarë.
Zgjedhja e Belerit në vitin 2023 u shoqërua me tensione të forta politike dhe diplomatike, pasi ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve dhe më pas u dënua për korrupsion në procesin zgjedhor. Megjithatë, ai u shpall fitues i garës në Himarë, ndërsa nuk e ushtroi kurrë funksionin.
Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, Beleri garoi edhe në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Greqi, ku u zgjodh eurodeputet nën siglën e Demokracisë së Re të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente

Pse ka akoma shtetësi shqiptare ky? Ti hiqet, me të njëjtat procedura që përdori Greqia për Goron.
PërgjigjuEdhe nqs fiton gjyqin dhe i jepen rrogat per 4 vite si kryetar Bashkie , Beleri kurre nuk mund te behet kryetar bashkie! Vangjel Tavo do ta gezoje ate post deri ne 2027!
PërgjigjuTi e Ke vendin në burg o anti shqiptar
PërgjigjuPo kerkon drejtesi miku i ngusht i Voridhit dhe Mitsotaqit qe skane lene gje pa vjedhur ne Greqi te shofim sa kane vjedhur dhe me kete bashk ,do e kene bariun e deleve dhe tokave te zhvatura ne Krete!! Sja dolen dot te grabisin dhe Himaren ,te gjithe grabitqaret ne rresht per nje perpara drejtesis bashk me tradhetarin e tradhetareve te Shqiperis Bejlerin!!
Përgjigju