Foto ilustruese

Ekonomi

Frenohet rritja e kostove për ndërtuesit në 3-mujorin e dytë të vitit! Mungesa e punëtorëve po i shtyn drejt rritjes së pagave

3 Shtator, 16:41| Përditesimi: 3 Shtator, 16:44

  • Share

Kostot e ndërtimit u rritën me vetëm 1.1% në tremujorin e dytë të këtij viti, duke u ngadalësuar me 1.4% në raport me vitin e kaluar, kur ‘Indeksit të Kushtimit në Ndërtim’ ishte 2.5%.

Në raportin e fundit të Institutit të Statistikave për tremujorin e dytë të vitit tregojnë se rritja më e madhe e kostove është për paga. Për t’ju përgjigjur mungesës së punonjësve dhe për të mbajtur stafet ekzistuese, ndërtuesit duket se kanë nisur të rritin pagat e punëtorëve të tyre.

“Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 6,2 %, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 2,3 %, “Shpenzime makinerie” me 2,2 %, “Shpenzime transporti” me 1,4 %, etj. Nga ana tjetër grupi “Shpenzime materiale” shënoi ulje me 0,7 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indeksi i nëngrupit “Materiale elektrike dhe komunikimi” shënoi uljen më të lartë prej 1,8 %, pasuar nga grupet “Materiale ndërtimi” me 0,6 % dhe “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 0,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Në periudhën prill-qershor kostot e ndërtuesve janë rritur me vetëm 0.4% krahasuar me muajit janar-mars. Edhe në këtë rritje të lehtë ndikimi kryesor është dhënë nga grupi i shpenzimeve për paga kryesisht.

“Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime për paga” me 1,6 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” dhe “Shpenzime transporti” përkatësisht me 0,5 % secili dhe “Kosto të tjera” me 0,3 %. Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” ka shënuar ulje me 0,1 %”, vijon raporti.

Në këtë tremujor të dytë të vitit janë miratuar edhe më pak leje ndërtimi. Sipas INSTAT 352 leje ndërtimi u miratuan nga bashkitë në këtë periudhë nga 354 leje të miratuara vjet. Ndërsa sipërfaqja ndërtimore u ul me 67%, pasi nga 844 mijë metër katror që ishte sipërfaqja ndërtimore për lejet e miratuara në tremujorin e dytë vjet u ul në 278 mijë metër katror këtë vit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?